Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vrasja e Mondi Hykës, nën hetim edhe nipi i personazhit të njohur! Kishin konflikt për 700 mijë euro
Policia e Elbasanit ka zbuluar detaje të reja mbi konfliktin që dyshohet se ka shërbyer si motiv kryesor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka, ngjarje e ndodhur më 30 nëntor. Sipas burimeve të Policisë së Shtetit, në qendër të hetimeve ndodhet 35-vjeçari Oklid El Ouejdi, i njohur në Elbasan me nofkat “Kiço” dhe “Oliver”, si dhe i identifikuar nga komuniteti lokal si nip i personazhit të njohur “Timi i Elbasanit”. Ai është larguar nga pika kufitare e Qafë-Thanës drejt Maqedonisë së Veriut dhe aktualisht konsiderohet person kyç në dosjen hetimore. Vendndodhja e tij nuk është e konfirmuar, megjithëse dyshohet se mund të ndodhet pikërisht në territorin e Maqedonisë së Veriut, ku ka lidhje të shumta, përfshirë edhe me Sheval Muharremin, të njohur si...