I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të tij

I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të tij

Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit E.A. dhe personave të lidhur me të pasi ai rezulton i dënuar në Francë për veprën penale të ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’. Nga hetimet mbi procedimin pasuror të nisur në vitin 2024, u identifikuan se pasuritë e shtetasit E.A nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e këtij shtetasi. “Nga analiza financiare dhe dokumentacioni i administruar rezultoi se, për periudhën kur janë vendosur pasuritë, veçanërisht vitet 2005-2010, shtetasi E.A. dhe personat e lidhur me të, konkretisht i vëllai B.A., kanë qenë në pamundësi objektive financiare për të përballuar blerjen e njësisë shërbimi me sip.108 m² dhe pasurisë me nr.5/255, pasi totali i të ardhurave të ligjshme (rroga, pensione, aktivitet tregtar, kredi,...