Skandal në bazën e përbashkët, Izraeli survejon SHBA-të dhe aleatët

Skandal në bazën e përbashkët, Izraeli survejon SHBA-të dhe aleatët

Agjentët izraelitë po kryejnë survejim të gjerë ndaj forcave amerikane dhe aleatëve të vendosur në një bazë të re amerikane në jug të Izraelit. Të paktën kështu shkruan këtë të hënë The Guardian, duke iu referuar burimeve diplomatike dhe ushtarake të informuara mbi mosmarrëveshjet për regjistrimet e hapura dhe të fshehta të takimeve dhe diskutimeve. Shkalla e mbledhjes së inteligjencës në Qendrën e Koordinimit Civil-Ushtarak (CMCC) e detyroi komandantin amerikan të bazës, gjeneralin Patrick Frank, të thërriste një homolog izraelit për t’i thënë se “regjistrimet duhet të ndalen këtu”. Stafi dhe vizitorë nga vende të tjera kanë ngritur gjithashtu shqetësime për regjistrimet e Izraelit brenda CMCC-së. Disa janë paralajmëruar të mos ndajnë informacion të ndjeshëm për shkak të rrezikut se mund të mblidhet dhe të përdoret....