Shpërthim i pazakontë i gripit, varianti i ri ‘K’ i virusit ‘H3N2’ rikthen maskën

Shpërthim i pazakontë i gripit, varianti i ri ‘K’ i virusit ‘H3N2’ rikthen maskën

Sistemet e kujdesit shëndetësor në Evropë, SHBA dhe Azi janë përsëri në gatishmëri, për shkak të sjelljes së paparë të gripit , dhe konkretisht të variantit K të virusit H3N2. Fillimi i dimrit në hemisferën veriore shënohet nga një rritje e rasteve të gripit 3 deri në 6 javë më herët se sa pritej, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Vende të tilla si Gjermania, Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Japonia kanë parë një kërkesë të paparë për kujdes shëndetësor, veçanërisht tek fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike. Në Spanjë, të dhënat nga Instituti Shëndetësor Carlos III (ISCIII) tregojnë një shkallë gripi prej 112.2 rastesh për 100 mijw banorë, pothuajse dhjetë herë...