VD- Trump i zhgënjyer me Zelenskyn: Nuk e ka lexuar ende planin tonë të paqes, populli e vlerëson atë…

VD- Trump i zhgënjyer me Zelenskyn: Nuk e ka lexuar ende planin tonë të paqes, populli e vlerëson atë…

zelensky trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur pakënaqësi ndaj liderit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke deklaruar se ai nuk ka lexuar ende propozimin e rishikuar të paqes që Uashingtoni publikoi mbrëmjen e djeshme. “Jam pak i zhgënjyer që Presidenti Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin, e bëri vetëm pak orë më parë. Populli i tij e vlerëson atë, por ai jo,” tha Trump para gazetarëve, duke shtuar se sipas tij, “Rusia është dakord me marrëveshjen”, ndërsa qëndrimi i Ukrainës mbetet i paqartë.   Nga Kievi, kryenegociatori Rustem Umerov reagoi sot duke theksuar se Zelensky do të marrë gjatë ditës të gjitha dokumentet që lidhen me planin e rishikuar të paqes. Umerov shtoi se presidenti ukrainas do të informohet gjithashtu për...