Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Komuniteti rom pa përfaqësim politik real, Çuno: Pse 45 mijë vota nuk kthehen në mandat?!
Mungesa e përfaqësimit real politik dhe një realitet i hidhur shoqëror vazhdojnë të jenë plagë të thella për komunitetin rom dhe egjiptian në Shqipëri. Zëra nga komuniteti denoncojnë se emërimet e fundit në qeveri janë thjesht një “fasadë” për sytë e ndërkombëtarëve, ndërkohë që anëtarët e tyre përballen me një kod zgjedhor penalizues dhe abuzim sistematik nga autoritetet. Një nga pengesat kryesore është Kodi Zgjedhor aktual. I ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto', Rivelino Çuno, kryetar i PEISH (Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë) tha se sistemi proporcional rajonal favorizon partitë e mëdha, duke e bërë të pamundur për komunitete si ai rom dhe egjiptian të përkthejnë votat e tyre në një mandat parlamentar. Me mbi 45,000 vota të shpërndara nga Vermoshi në Konispol,...