Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
S’ka më bonus fundviti? Ministri Malaj trondit pensionistët me deklaratën e fundit, zbulon planin që ndryshon gjithçka
Ministri i Financave Petrit Malaj, gjatë një interviste televizive, ka sqaruar se politika e ndjekur deri më tani me bonuse për pensionistët po mbaron. Viti 2026 është dëshmi e kësaj politike, pasi objektivi i qeverisë është që deri në fund të mandatit, pensioni mesatar të arritjë në 400 euro. Në përgjigje edhe të akuzave të opozitës, e cila thotë se fondi për bonusin është ndarë përgjatë gjithë vitit, ministri nga studio e emisionit “E-ZONE” sqaroi se paratë për rritjen e pensioneve janë të parashikuara deri në vitin 2028. “Reforma e pensioneve është një sfidë për qeverinë. Skema e pensioneve dhe reformimi saj kërkon sforco të madhe buxhetore. Ne jemi në rrugën e duhur. Nëpërmjet politikës që po ndjekim, që nga 2026 e në vijim që...