8 Dhjetori! 35 vite nga Lëvizja Studentore që çoi në rrëzimin e komunizmit

8 Dhjetori! 35 vite nga Lëvizja Studentore që çoi në rrëzimin e komunizmit

protestat studentore TIRANË- 8 Dhjetori shënon Ditën Kombëtare të Rinisë, në përkujtim të lëvizjes studentore të vitit 1990, që çoi dhe në rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë. Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë. Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të...