Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Padia e Ramës në Kushtetuese pezull, avokati: Është cënuar ekzekutivi!
Avokati Edmond Petraj ka folur për pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe deklaratat e kryeministrit Rama, i cili e ka konsideruar një ndërhyrje brutale në ekzekutiv.Avokati Petraj tha se ka një tejkalim kompetence sa i përket masës së pezullimit të një ministri. “Në vazhdimësi ka pasur një përplasje mes demokracisë dhe drejtësisë që po jep problematikat e veta. Të shohësh vazhdimësinë e disa kryetarëve të bashkisë, janë ato defekte që patjetër duhet ndërhyrë. Dhe duhen parë në vazhdimësi. Për mendimin tim kemi tejkalim kompetence sa i përket masës së pezullimit të një ministri dhe ka hyrë në territorin e një institucioni. Tejkalimi i kompetencës është që një funksionar kushtetues, ministri apo zëvendëskryeministër, kemi emërim dekretim dhe votim në parlament. Por Rama e ka respektuar vendimin...