Skandal në Maternitetin e Lushjes/ Muret dhe tavani, të mbuluara nga myku dhe lagështia

Skandal në Maternitetin e Lushjes/ Muret dhe tavani, të mbuluara nga myku dhe lagështia

Një situatë skandaloze është regjistruar në Maternitetin e qytetit të Lushnjes, aty ku dhjetëra nëna drejtohen për të lindur të vegjëlit e tyre. Në një video të publikuara nga nje qytetare, shihet se muret e spitalit dhe tavani janë të mbuluara nga myku dhe lagështia, duke rrezikuar kështu jetën e nënave dhe foshnjave të porsalindura. Në një kohë kur qeveria Rama flet për shëndetësi falas dhe kushte europiane, asnjëra nga këto nuk përputhet me realitetin dhe ky nuk është rasti i parë që nxjerr zbuluar propagandën. Qytetarja e cila denoncon rastin, thotë se kjo situatë është një alarm serioz dhe kërkon reagim të menjëhershëm. “Video që ju nisa është Spitali i Lushnjes në kushte të tmerrshme, duket sikur jemi në ato filmat Resident Evil. Materniteti...