Paul McCartney kundër vendimit të BE: Lërini termat ‘hamburger’ dhe ‘salçiçe’ për ushqimet vegjetariane

Paul McCartney kundër vendimit të BE: Lërini termat ‘hamburger’ dhe ‘salçiçe’ për ushqimet vegjetariane

Muzikanti britanik Paul McCartney iu bashkua thirrjeve për të kundërshtuar vendimin e Parlamentit Evropian për të ndaluar përdorimin e termave “hamburger” dhe “salçiçe” për produktet vegjetariane dhe bimore. Siç shkruan The Guardian, vendimi i miratuar në tetor, ka ngjallur debate pasi shumë kritikë argumentojnë se ndalimi adreson një problem që nuk ekziston dhe mund të ngadalësojë progresin mbi objektivat klimatike. Sipas rregullave të reja, emra si biftek, hamburger, salciçe apo eskallop nuk do të mund të përdoren për produkte të krijuara nga perime ose proteina bimore, duke sugjeruar zëvendësime më pak tërheqëse si “disk” ose “tub”. McCartney deklaroi se mjafton të specifikohet se produktet janë “vegjetariane”, “vegane” ose “bimore”, duke e bërë të qartë për konsumatorët për çfarë po flitet, ndërsa kjo ndihmon edhe në promovimin...