E rëndë në Itali/ Përfshihet nga flakët apartamenti në Trentino, vdes 64-vjeçarja

E rëndë në Itali/ Përfshihet nga flakët apartamenti në Trentino, vdes 64-vjeçarja

Një grua 64-vjeçare humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Sover, Trentino, pasi u asfiksua nga tymi pas nj një zjarri që shpërtheu brenda apartamentit të saj. Viktima, Tiziana Marchetti, u gjet e pajetë në dyshemenë e kuzhinës nga zjarrfikësit që mbërritën menjëherë në vendngjarje. Fqinjët kishin vënë re një re të dendur tymi që dilte nga banesa e gruas dhe njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikësve vullnetarë, përpjekjet për ta ringjallur pensionisten rezultuan të pamundura. Në vendngjarje shkuan karabinierët e degës Cavalese, të cilët punuan për të rindërtuar dinamikën e incidentit dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit. Autoritetet lokale ndërkohë u kanë bërë thirrje banorëve të ruajnë kujdesin në përdorimin e pajisjeve shtëpiake dhe sistemet e ngrohjes.