Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Partizani fiton derbin me Tiranën dhe ngjall shpresat për “Final Four”, bardheblutë zhyten në fund të tabelës
Adriatik BALLA Java e 15-të e Kategorisë Superiore startoi ditën e djeshme me dy takimet e para, por dueli më i rëndësishëm ishte ai mes Tiranës dhe Partizanit, një derbi kryeqytetas i luajtur në stadiumin “Air Albania”, e fituar nga Partizani me shifrat 2-0, një fitore që i jep shpresë ekipit të kuq të mendojë për një pozicionim në “Final Four” në fund të sezonit, kurse Tirana me këtë humbje, e rënë moralisht në ekstrem, zhytet edhe më thellë në renditje, në vend të fundit, duke qenë kandidate serioze për të rënë nga kategoria. Dueli tjetër i luajtur dje ishte ai mes Bylisit dhe Teutës, mbyllur në barazim 1-1, duke i lënë të dy ekipet të pakënaqur për shkak se kishin objektiv fitoren he morën...