Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
“Në Shqipëri duhet të fitosh për të marrë rrogën”! Enea Bitri i sinqertë: Më vjen keq për Tiranën, më kanë bërë ofertë në verë
Enea Bitri ishte i ftuar në “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Mbrojtësi i cili luan në Hungari, ka qenë më parë pjesë e Partizanit. Ai ka treguar gjatë bisedës për problemet e futbollit shqiptar dhe njëkohësisht për tratativat e verës me Tiranën. “Kjo është një pyetje pak e vështirë. Në Shqipëri po rriten akoma më shumë buxhetet, por jashtë ke më shumë garanci. Në Shqipëri është problemi i mentalitetit që duhet të fitosh për të marrë lekët e tua, ndërsa këtu janë të sigurta që ti do ta marrësh pagesën, në Shqipëri nuk funksionon kështu, prandaj jemi jashtë. Mu bë qejfi që fitoi Partizani, por më erdhi keq për Tiranën sepse nëse bie nga Kategoria, i prishet bukuria futbollit shqiptar me derbin. Më...