Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
“Po flas nga marazi dhe si miku i presidentit”! Dabulla: Refik Halili ka harxhuar 20 milionë euro për 3 tituj, si nuk i vjen keq për paratë e tij?
Tirana ka marrë një tjetër humbje dhe këtë herë dhemb më shumë pasi vjen në derbin me Partizanin. Bardheblutë ndodhen në vendin e fundit, teksa Dabulla, i ftuar në “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN” ka thënë edhe fjalën e fundit, për të, Tirana ka rënë zyrtarisht nga Superiorja. “Para disa muajsh kam thënë në studion tënde që Tirana është për mbijetesë. Pastaj kur fillojë edhe ky sezon, e thashë po të njëjtën gjë, që jemi për mbijetesë. Tani jemi më keq, kemi dalë. Për mua nuk ka asnjë lloj shprese, Tirana ka rënë në Kategorinë e Parë, nuk kemi kujt t’i marrim vendin. Më vjen inat që më doli fjala edhe këtë herë, tani ka mbetur vetëm ana formale, ne kemi dalë. Me...