Napoli nuk fal në shtëpi, mposht Juventusin dhe ngjitet në krye (video)

Napoli nuk fal në shtëpi, mposht Juventusin dhe ngjitet në krye (video)

Kryesfida e javës së 14-të në Serie A, Napoli-Juventus, është mbyllur 2-1 për vendasit. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte gjeti avantazhin që në minutën e 7-të, ku pas një pasimi të Giovanni Di Lorenzo për David Neres, baraziliani futet bukur në zonë dhe asiston për Rasmus Hojlund, danezi shtyn topin në rrjetë. Në minutën e 26-të, Napoli i afrohet golit me Di Lorenzo-n, por goditja me kokë e kapitenit grushtohet me vështirësi nga Di Gregorio. Në minutat në vazhdim nuk pati asnjë rrezik serioz për të dyja ekipet. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Napolin. Barazimi i bardhezinjve do të vinte në minutën e 59-të, pas një aksioni të shpejtë, ky Kenan Yildiz gjeti rrjetën pas asistit të Weston McKennie. Në minutën e 78-të,...