Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Real Madrid turpërohet në shtëpi, Alonso duket i dorëzuar (video)
Real Madrid ka zhgënjyer duke u mundur 0-2 nga Celta Vigo në “Santiago Bernabeu”, për javën e 15-të në La Liga. Në minutën e 24-të, Eder Militao lë fushën e lojës i dmëtuar dhe në vend të tij futet Antonio Rudiger. Pavarësisht përpjekjeve për të gjetur golin nga të dy ekipet, pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Miqtë e nisën shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin pas një aksioni të shpejtë, ku Swedberg shënoi me pjesën e pasme të këmbës pas asistit perfekt të Bryan Zaragoza. Gjërat do të vështirësoheshin akoma edhe më shumë për madrilenët, ku Fran Garcia mori dy kartonë të verdhë brenda një minuti për faull ndaj kundërshtarit, duke e lënë ekipin me 10 lojtarë që nga...