Neymar mban premtimin, Santos jo vetëm që shpëton nga rënia nga kategoria por kap play-offin për Copa Sudamericana

Neymar mban premtimin, Santos jo vetëm që shpëton nga rënia nga kategoria por kap play-offin për Copa Sudamericana

Santos ia ka arritur qëllimit kryesor të qëndrojë në elitë në Brazil, vetëm pas fitores në javën e fundit 3-0 ndaj Cruzeiro. Neymar me shokë duhej me patjetër të fitonin sot ose minimumi të dilnin barazim për të shpëtuar nga rënia në Serie B. Përsa i përket takimit të sotëm, Santos fitoi 3-0, falë dy golave të Thaciano për dy minuta në pjesën e parë, 26′ dhe 28′, si dhe golit të Joao Schmidt në pjesën e dytë, që vulosi fitoren 3-0. Një meritë të madhe në këtë sukses ka padyshim Neymar, i cili ka dhënë një kontribut për t’u vlerësuar në fushë, por edhe jashtë saj. Pak javë më parë, kur situata ishte tejet e acaruar me tifozët e pakënaqur, Neymar iu premtoi atyre...