Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Energjia shpesh ndërpritet në disa fshatra të Lezhës, banorët në shqetësim
Furnizimi me energji elektrike në disa fshatra të Lezhës, përfshirë Zadrimën, Fishtën, Kallmetin dhe Dajçin, është kthyer prej kohësh në një problem serioz për banorët dhe bizneset e zonës. Ndërprerjet e shpeshta të energjisë vijojnë të jenë pjesë e përditshmërisë, veçanërisht gjatë reshjeve të shiut ose erërave të forta, duke bërë situatën më problematike. Banorët shprehen se rrjeti i amortizuar dhe mungesa e investimeve janë shkaku kryesor i këtyre problemeve të vazhdueshme. Pavarësisht përpjekjeve të Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë për të mbajtur linjat ekzistuese në funksion, amortizimi i rrjetit bën që defektet të jenë të shpeshta dhe të pashmangshme. Ekspertët theksojnë se zgjidhja afatgjatë do të ishte ndërtimi i një rrjeti të ri elektrik, megjithatë ende nuk është vendosur...