Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
E mori nga rruga dhe e strehoi në shtëpi, qeni pitbull kafshon për vdekje fëmijën 2-vjeçar të emigrantit shqiptar në Greqi (VIDEO)
Një fëmijë 2-vjeçar shqiptar humbi jetën ditën e djeshme, 6 dhjetor, në Zakynthos të Greqisë, pasi u sulmua nga një qen i racës pitubll në shtëpinë e tij. Në lidhje me incidentin, nuk ka informacione që të sugjerojnë se kafsha kishte pasur më parë sjellje agresive. Aktualisht, pitbull-i është vendosur në një strehë me urdhër të prokurorit, sipas ligjit. “Nga nesër, do të dërgohet te një veteriner për ta monitoruar”, tha në një intervistë për ERT, kryetari i Zakynthos, George Stasinopoulos. Gjatë javës së ardhshme, një komision prej pesë anëtarësh nga Patra do të vendosë nëse kafsha duhet të ekzekutohet apo do të qëndrojë në një strehë për mbrojtje. “Askush nuk di ende se si ndodhi kjo dhe si e gjeti fëmija vdekjen”, shtoi kryetari...