Milan rrit stekën, 40 milionë euro për sulmuesin e njohur francez

Milan rrit stekën, 40 milionë euro për sulmuesin e njohur francez

7 Dhjetor 2025 20:48 Telesport Tashmë dihet që Milan do të transferojë një sulmues gjatë merkatos së janarit, pasi Santiago Gimenez nuk bën pjesë në projektin e Max Allegri-t dhe meksikani do të largohet fiks pas një viti nga transferimi i bujshëm nga Feyenoord për 35 milionë euro. Kuqezinjtë po ndjekin shumë emra për repartin sulmues, por i fundit që po fiton ndjeshëm terren është francezi i Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, i cili ka shënuar 9 gola në 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Kontrata e 28-vjeçarit me Crystal Palace skadon në vitin 2027, ndaj drejtuesit e klubit anglez janë të hapur për largimin e tij për të përfituar sa më shumë nga kartoni i tij. Sipas “The Sun”, Milan është i përgatitur...