Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Kanadaja nuk i sjell shumë fat Lara Colturi, skiatorja kuqezi renditet e 15-ta në garën e sllallomit gjigand
7 Dhjetor 2025 20:59 Telesport Në pistën e Trembland, në Kanada, u zhvillua për të dytën ditë me radhë gara e sllallomit gjigand për femra e vlefshme për Kupën e Botës në ski. Sërish në pistë zbriti skiatorja kuqezi, që pas dy zbritjesh e mbylli garën në vendin e 15-të. Edhe pse pas zbritjes së parë ajo renditej e 11-ta, duke dhënë kohën 1’08”78, në zbritjen e dytë ajo humbet pesë pozicione, duke humbur disi terren. Në këtë zbritje të dytë ajo regjistroi kohën 1’06”67 dhe në total, koha e saj ishte 2’15”45. Duket se Kanadaja nuk i solli shumë fat Lara Colturi, pasi po në këtë disiplinë, një ditë më parë u rendit në vendin e 22-të. Këtë herë paraqitja ishte më e mirë,...