“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

Avokati Edmond Petraj në një intervistë në “Newsroom” në ABC News, foli për përzgjedhjen e kreut të ri të SPAK dhe rolin e Altin Dumanit në këto tre vite në krye të SPAK, duke u ndalur edhe tek pezullimi zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe deklaratat e kryeministrit Rama, i cili e ka konsideruar një ndërhyrje brutale në ekzekutiv. Avokati Petraj tha se ka një tejkalim kompetence sa i përket masës së pezullimit të një ministri. “Në vazhdimësi ka pasur një përplasje mes demokracisë dhe drejtësisë që po jep problematikat e veta. Të shohësh vazhdimësinë e disa kryetarëve të bashkisë, janë ato defekte që patjetër duhet ndërhyrë. Dhe duhen parë në vazhdimësi. Për mendimin tim kemi tejkalim kompetence sa i përket masës së pezullimit të një ministri...