Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Sulm me molotov në komisariatin e Kypselit, autorët në kërkim
Një sulm me molotov u krye nga persona të panjohur natën e së dielës (7/12/2025) në Komisariatin e Policisë në Kypseli, në rrugën Thira. Sipas informacioneve, një grup personash hodhi të paktën 3 bomba molotov dhe më pas u largua drejt rrugës Drosopoulou. Nga incidenti nuk ka pasur të lënduar, ndërsa autoritetet po zhvillojnë hetime për identifikimin e autorëve. VIDEO