Sulmet e Edi Ramës ndaj kushetueses, ulërima e hajdutit të kapur në flagrancë

Sulmet e Edi Ramës ndaj kushetueses, ulërima e hajdutit të kapur në flagrancë

Për të disatën ditë kryeministri hajdut i shqiptarëve ka lëshuar deklara presioni ndaj Gjykatës Kushtetuse për pezullimin e Belës dhe hajdutët e bandës që grabisin shqiptarët çdo ditë. Grabitje me tenderë, grabitje me prona, grabitje me lekë, grabitje me avionë, grabitje në rrugë grabitje me banda, ortak me kartele dhe një gamë hajdutërie e larmishme janë produktet që ofron banda e Arsen Lupenit kryeministër. Shefi i bandës ka ditë që nuk fle rehat dhe lëshon piskama frike duke rrëfyer ndershmërinë e tij para qytetarëve që grabit çdo ditë nëpërmjet firmave të tij, duke konvertuar frikën e lepurit në ulërimë luani. Njeriu që as nuk zverdhet dhe as nuk skuqet kur i arrestohen zëvendëskryeministra, ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe gjithë entourage i tij, sot  ndihet i prekur...