Partizani fiton derbin me Tiranën, bardheblutë “zhyten” në fund të tabelës

Partizani fiton derbin me Tiranën, bardheblutë “zhyten” në fund të tabelës

Partizani ka fituar derbin e dytë të kryeqytetit për këtë sezon, duke mposhtur 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”. Sfida e vlefshme për javën e 15-të të Superiores foli për “Demat”, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 7’ të takimit me anë të Human. Bardheblutë u munduan të reagonin, por sulmet e njëpasnjëshme të “Demave” nuk i dhanë mundësitë e duhura të besuarve të Nuhiut. Goli i dytë erdhi në minutën e 66’, kur Skuka i vetëm përballë Tafas çoi topin drejt rrjetës dhe i dha goditjen e “KO” bardhebluve. Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e 6-të, 3 pikë larg zonës së “Final 4”. Nga ana tjetër, Tirana vijon të qëndrojë në vendin e fundit me vetëm...