Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Ernest Muçi ylli i momentit, sulmuesi kuqezi shënon dopietë dhe i jep fitoren e radhës Trabzonspor (video)
7 Dhjetor 2025 20:05 Telesport Trabzonspor ka marrë fitoren e tretë resht, duke mposhtur 1-2 Goztepe në transfertë. Protagonisti kryesor i takimit Ernest Muçi, autor i dy golave që sollën fitoren e madhe për Trabzonspor. Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll në barazim pa gola. Me fillimin e pjesës së dytë, pas një aksioni të shpejtë, Ernest Muçi gjen rrjetën. Tentativa e parë e sulmuesit kuqezi ndal nga portieri vendas, por jo e dyta. Ndërkohë në minutën e 75-të, Oleksandr Zubkov kroson nga goditja e dënimit pikërisht për Muçin dhe sulmuesi kuqezi tund rrjetën për herë të dytë me një goditje shumë të bukur. Ky është goli i katërt për sulmuesin kuqezi me fanellën e Trabzonspor, i cili ka shënuar në 3 ndeshjet...