Doktrina strategjike e Trump, reagon Kremlini: Vizioni i presidentit në është në përputhje me atë të Rusisë

Doktrina strategjike e Trump, reagon Kremlini: Vizioni i presidentit në është në përputhje me atë të Rusisë

Rusia e ka mirëpritur strategjinë e re të sigurisë kombëtare të SHBA-së të Donald Trump, duke e quajtur atë “në përputhje” me vizionin e Moskës. Dokumenti prej 33 faqesh, i publikuar javën e kaluar, argumenton se Europa po përballet me “zhdukje qytetërimi” dhe nuk e sheh Rusinë si një kërcënim për SHBA-në. Ndër prioritetet janë kundërshtimi i ndërhyrjes së huaj, frenimi i imigracionit masiv dhe refuzimi i asaj që administrata e quan “censurë” nga Bashkimi Europian. Disa zyrtarë dhe analistë të BE-së e kanë hedhur poshtë strategjinë, duke vënë në pikëpyetje theksin e saj në lirinë e shprehjes dhe duke e krahasuar atë me gjuhën e përdorur nga Kremlini. “Rregullimet që shohim… janë kryesisht në përputhje me vizionin tonë”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov...