Pas vjedhjes dhe përmbytjes në Luvër, dëmtohen qindra libra në departamentin e antikiteteve egjiptiane

Pas vjedhjes dhe përmbytjes në Luvër, dëmtohen qindra libra në departamentin e antikiteteve egjiptiane

Më 26 nëntor, një incident i rëndë goditi Bibliotekën e Antikiteteve Egjiptiane në Muzeun e Luvrit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në qindra libra dhe dokumente historike. Përmbytja, e shkaktuar nga një rrjedhje e papritur në sistemin e ngrohjes dhe ventilimit, riktheu vëmendjen te infrastruktura e brishtë e muzeut më të vizituar në botë vetëm pak javë pasi Luvri u përfshi në një skandal grabitjeje bizhuterish që nxori në pah dobësitë e sigurisë. Sipas Francis Steinbock, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Luvrit, përmbytja ka dëmtuar mes 300 dhe 400 vepra, disa prej të cilave datojnë që nga fundi i shekullit të 19-të. Materialet e prekur janë revista, botime arkeologjike dhe libra referimi – të vlefshëm për studiuesit, por jo pjesë e koleksioneve të çmuara muzeale. “Nuk...