Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zhvlerësimi i euros ul çmimet e ushqimeve të importit, por i shtrenjtojnë tregtarët
Me zhverësimin e euros si faktori kryesor, ushqimet nga jashtë vendit po vazhdojnë të vijnë më lirë në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, përgjatë 3 mujorit të tretë të këtij viti vlera produkteve ushqimore të ardhur ishin 1.42% më të lira sesa tremujori paraardhës. Por rënie nuk pasqyrohet tek qytetarët pasi norma e inflacionit në bazë mujore për periudhën korrik-shtator për grupin e ushqimeve ka qënë 1.5%. “Mund të themi që këtu ka manipulim ose rritje të normës së fitimit nga ana e tregtarëve që bëjnë në kurriz të konsumatorëve shqiptarë pasi çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë afruar ose janë baraz me çmimet e produkteve ushqimore në Europë dhe ky është një handikap shumë i madh duke marr parasysh të ardhurat...