Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Tragjedi: : 24-vjeçari bie në kontakt me energjinë elektrike në bordin e “Kybele”
Një aksident tragjik ka ndodhur në bordin e anijes “Kybele”, që lundron nën flamurin e Panamasë dhe ndodhet aktualisht në portin e Durrësit me një ngarkesë gruri. Sipas informacioneve paraprake, Avaz Yafarov, 24 vjeç, pjesë e ekuipazhit të anijes, ka humbur jetën pasi dyshohet të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kryerjes së detyrës së tij. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe stafi mjekësor bëri përpjekje të shumta për ta shpëtuar, por për fat të keq i riu nuk mundi të mbijetojë. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në port dhe brenda ekuipazhit të anijes. Autoritetet portuale dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Hetimet do të përfshijnë inspektime të sigurisë elektrike në bord dhe intervistimin e...