“Më 11 maj, o me familjen tënde, o me shokët e Ramës te 7×7=313”, Basha: Mbështetje pa kushte për SPAK-un

“Më 11 maj, o me familjen tënde, o me shokët e Ramës te 7×7=313”, Basha: Mbështetje pa kushte për SPAK-un

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatët Nevila Nika dhe Azgan Haklaj, zhvilluan takime pasditen e djeshme me qytetarë dhe biznese në zonën e Kombinatit në Tiranë. Gjatë bisedave me ta, Basha dëgjoi nga afër shqetësimet dhe problemet me të cilat përballen banorët dhe theksoi se prioriteti kryesor i Koalicionit Euroatlantik është lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe mbështetja ndaj institucioneve të drejtësisë, veçanërisht SPAK-ut. Ai theksoi se vetëm përmes mbështetjes së plotë për SPAK-un dhe përfundimit me sukses të betejës kundër korrupsionit, mund të sigurohen fondet dhe burimet për të ndërtuar politika që ndihmojnë shtresat në nevojë, si pensionistët, të rinjtë, sipërmarrësit dhe fermerët. “Nuk ka rëndësi asnjë premtim tjetër që bën Foltorja me shokë, në qoftë se ti nuk lufton...