Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës
Një 24-vjeçar, pjesë e ekuipazhit në anijen Kyebele, e ankoruar në kalatën 2 për të shkarkuar grurë, ka humbur jetën ditën e sotme, pasi e ka zënë korrenti teksa ishte duke punuar në këtë anije. Avaz Yafarov, 24-vjeç, me profesion elektriçist, është nga Azerbaixhani. Ambulanca shkoi në vend ngjarje, por fatkeqësisht i riu nuk arriti që të shpëtonte.