Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, ‘ping-pong’ mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura
Çarja e argjinaturës ne Lagunën e Vainit, që shkaktoi përmbytje në njësitë administrative Shënkoll, Zejmen dhe Kolsh, ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit të kanalit natyror që lidh detin me lagunën. Sipas ekspertit të mjedisit dhe pyjeve, Zef Imeraj, bllokimi i këtij kanali rriti presionin e ujërave lagunore, duke çuar në dëmtimin e argjinaturës. “Laguna e Kote Vainit dhe e Vajnit ka natyralisht dhe të organizuar sistemin e komunikimit me detin me një kanal prej 1 metër e gjysmë natyror dhe të gjerë 20-30 metër. Nëse nuk funksionon ky kanal natyror dhe i mirëmbajtur, gjithmonë është agresuar. Do të tërheqim vëmendjen e gjithë specialistëve se ujërat lagunorë nuk kanë presion. Presioni erdhi nga Drini. Mosbllokimi i komunikimit të lagunës me Drinin bëri ë mundur që...