Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
E rëndë/ U godit nga rryma elektrike, humb jetën 24-vjeçari në portin e Durrësit (Emri)
Një incident fatal është regjistruar pak më parë në portin e Durrësit, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga rryma elektrike gjatë punimeve në bord.Viktima është Avaz Yafarov, 24 vjeç, me nacionalitet nga Azerbaijani dhe pjesë e ekuipazhit të anijes “Kyebele”. Anija ishte e akostuar në kalatën nr. 2 dhe po shkarkonte ngarkesën me grurë. Ndihma e dhënë menjëherë nga ekuipazhi dhe shërbimet portuale nuk arriti ta shpëtonte.