Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pas tragjedisë që i mori jetën 159 personave, Hong Kongu shkon drejt kutive të votimit
Hong Kongu po voton sot për të zgjedhur ligjvënësit e rinj vendorë sipas rregullave të vendosura nga Pekini në vitin 2021, teksa autoritetet vendore përpiqen të inkurajojnë qytetarët të marrin pjesë pas zjarrit vdekjeprurës që Hong Kongu ka përjetuar prej dekadash. Qytetarët e ish-kolonisë britanike, e cila iu rikthye Kinës në vitin 1997 dhe tani është një rajon i veçantë administrativ dhe metropol financiar, do të mund të votojnë nga ora 07:30 për të zgjedhur 90 anëtarët e këshillit legjislativ të Hong Kongut vetëm 20 nga vendet përcaktohen me votim të drejtpërdrejtë. Deri në mesditë, pjesëmarrja ishte 10.33%, nga 9.35% në zgjedhjet e fundit. “Vota juaj është një votë që do të çojë përpara reformat dhe do të mbrojë ata që preken nga fatkeqësia”, u...