Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Netanyahu lajmëron takim me Trump në dhjetor: Do diskutoj fazat e ardhshme të planit të paqes me presidentin
Benjamin Netanyahu mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ku zbuloi se do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump kwtw muaj. Merz mbërriti në Izrael të shtunën për vizitën e tij të parë që nga marrja e detyrës, duke riafirmuar mbështetjen e Berlinit pasi lidhjet tradicionalisht të forta midis dy vendeve janë tronditur kohët e fundit. Të dy mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp. Kryeministri i Izraelit tha se beson që faza e parë e armëpushimit në Gaza po i afrohet fundit dhe pret që së shpejti të kalojë në fazën e dytë. Netanyahu tha se “mundësitë për paqe janë afër” pas operacioneve ushtarake të Izraelit në vitet e fundit. “Do t’i diskutoj ato me Presidentin Trump...