Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Nuk ka qetësi në Muzeun e Luvrit/ Pas vjedhjes spektakolare të bizhuterive, shpërthejnë tubat dhe përmbysin bibliotekën e Antikiteteve Egjiptiane
Muzeu i Luvrit në Paris po kalon një tjetër periudhë të trazuar, vetëm pak javë pas vjedhjes së madhe që tronditi institucionin në mes të tetorit. Kësaj here, një rrjedhje uji që nisi më 26 nëntor ka dëmtuar qindra libra në bibliotekën e departamentit të Antikiteteve Egjiptiane. Sipas zëvendësdrejtorit të Luvrit, Francis Steinbock, “mes 300 dhe 400 librave” janë prekur nga incidenti. Bëhet fjalë për revista egjiptologjike dhe materiale shkencore që përdoren rregullisht nga studiuesit. Lajmi, i raportuar fillimisht nga La Tribune de l’Art, u konfirmua më pas edhe nga muzeu për agjencinë AFP. Steinbock shpjegoi se botimet e dëmtuara janë vëllime të lidhura nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX. Megjithatë, drejtuesit e muzeut theksojnë se nuk ka vend për alarm:...