Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ hedh shortin, subjektet politike mësojnë renditjen në fletën e votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor. Nga gjithsej 23 subjekte politike të certifikuara, përfshirë 17 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Sipas shortit të hedhur nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje, e cila garon në koalicion, do të paraqitet në fletëvotim me numrin 116. Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë numrin 123, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 130. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë e renditur me numrin 129, e njëherësh Nisma Socialdemokrate me numrin 130. Nga koalicionet e certifikuara, përveç atij të LVV, mbetet...