Sekuestrohet 3.4 ton kokainë në Peru, ngarkesa ishte e destinuar për në Belgjikë

Sekuestrohet 3.4 ton kokainë në Peru, ngarkesa ishte e destinuar për në Belgjikë

Policia antidrogë e Perusë ka sekuestruar 3.4 ton kokainë që dyshohet se ishte fshehur në një dërgesë me banane që shkonte për në Belgjikë, thanë autoritetet të shtunën. “Si pjesë e një operacioni të fuqishëm kundër trafikimit të drogës, Policia Kombëtare Peruane sekuestroi 3,407 kilogramë kokainë hidroklorur në rajonin Piura, duke parandaluar kështu dërgesën e saj jashtë vendit”, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë. Droga e sekuestruar vjen nga rajoni i madh i kultivimit të bimës koka, i njohur me akronimin VRAEM (Lugina e lumenjve Apurimac, Ene dhe Madaro), tha presidenti José Jerí. Në operacionin e së mërkurës, policia sekuestroi një kamion që mbante më shumë se 3,000 pako kokainë të destinuara për një depo ku kuti me banane po paketoheshin për eksport, rreth...