Rezoluta e IDU-së për Shqipërinë, Bardhi: Qeveria Rama nën akuzë për korrupsion e ndikim të krimit në politikë!

Rezoluta e IDU-së për Shqipërinë, Bardhi: Qeveria Rama nën akuzë për korrupsion e ndikim të krimit në politikë!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka publikuar në Facebook rezolutën e miratuar në forumin vjetor të IDU-së në Washington DC, ku Shqipëria përmendet me shqetësime të thelluara për demokracinë, kapje të institucioneve dhe ndikim të krimit të organizuar në politikë. Deputeti demokrat, Bardhi ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, pikat e kësaj rezolute, e cila thekson se u miratuan nga partitë anëtare, republikanët e Trump e deri te CDU-ja gjermane. Bardhi shkruan se rezoluta e IDU-së për Shqipërinë, e vë qeverinë Rama nën akuzë për korrupsion e ndikim të krimit në politikë. Sipas Bardhit, rezoluta paralajmëron se Shqipëria rrezikon të fundoset në një regjim narkoautoritar, nëse nuk ndërmerren reforma të menjëhershme. Postimi i plotë:  Në forumin vjetor të IDU-së në Washington...