Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Sulmi me dron, Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit humbi funksionin
Një mburojë përmbi reaktorin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë nuk mund të kryejë më funksionin e saj kryesor pas një sulmi me dron që është regjistruar më herët gjatë këtij viti, sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore. Inspektorët kanë gjetur që struktura masive, e vendosur mbi reaktor pas katastrofës së vitit 1986 e ka humbur funksionin primar, përfshirë “aftësinë e izolimit”. Në shkurt, Ukraina e ka akuzuar Rusinë se e ka shënjestruar centralin – pretendim që Kremlini e ka hedhur poshtë. Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore – agjenci e Kombeve të Bashkuara – ka thënë se riparimet janë “thelbësore” për të “parandaluar degradimin e mëtejmë” të strehës. Megjithatë, eksperti i ambientit, Jim Smith, ka thënë për transmetuesin britanik BBC se “nuk ka arsye për panik”....