SHBA-të mund të ndërpresin mbështetjen ndaj Ukrainës në luftë, Donald Trump Jr.: Është më e korruptuar se Rusia

SHBA-të mund të ndërpresin mbështetjen ndaj Ukrainës në luftë, Donald Trump Jr.: Është më e korruptuar se Rusia

Donald Trump mund të tërhiqet nga konflikti në Ukrainë, sipas deklaratave të djalit të tij të madh në një konferencë për Lindjen e Mesme. Edhe pse Donald Trump Jr. nuk mban një pozicion zyrtar në administratën e babait të tij, ai mbetet figurë qendrore e lëvizjes MAGA dhe shpesh pasqyron mendimet e pjesës më konservatore të rrethit të Trump. Në fjalën e tij, ai kritikoi ashpër politikën e Ukrainës dhe drejtuesit e saj. Trump Jr. i quajti “të korruptuar” oligarkët ukrainas, duke thënë se ata janë larguar nga vendi ndërsa “klasa punëtore” ka mbetur të luftojë. Ai akuzoi presidentin Volodymyr Zelensky se po e zgjat luftën për të shmangur humbjen në zgjedhjet e ardhshme dhe se mbështetja e vazhdueshme nga forcat e majta e ka...