Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Bisedimet SHBA-Ukrainë përfundojnë pa përparim të qartë, Zelensky sytë nga Evropa: Ukraina është e përkushtuar për paqen e vërtetë
Tri ditë të negociatave në mes të zyrtarëve ukrainas dhe atyre amerikanë në Majami kanë përfunduar me një atmosferë pozitive, mirëpo nuk kanë rezultuar me ndonjë arritje evidente, teksa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përgatitet për t’u takuar me liderët evropianë më 8 dhjetor për të diskutuar për paqe. Disa orë pasi Zelensky ka thënë se ka pasur bisedë telefonike “shumë konstruktive” me ekipin negociator amerikan të udhëhequr nga i dërguari i posaçëm, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, Rusia ka vazhduar me sulmet ajrore përgjatë natës në infrastrukturë jetie ukrainase, pavarësisht se kushtet klimatike po ashpërsohen. Kryetari i qytetit qendror të Ukrainës, Kremençuk, qendër e rëndësishme industriale e vendit, ka thënë se zona është përballur me sulm “masiv” që...