Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e policisë mbrojnë bandat
Në vend që të jenë mburojë për krimin, ata shndërrohen në ombrellë të krimit. Operacioni i fundit i SPAK tregoi edhe një herë se një zyrtar policor u vu sërish në shërbim të krimit. “Policia është aset, dhe gjithëkujt i duhet një aset aty brenda për t’i dhënë informacion, për t’i lehtësuar procedurat dhe mbi të gjitha për t’iu shmangur pjesës së drejtësisë. Rekrutimi kryhet në mënyra nga më të ndryshmet“, shprehet Gert Metani, pedagog, ekspert i sigurisë publike. “Ata i përgatisin, janë ushtarët e tyre. Grupet kriminale i trajnojnë, pastaj i çojnë t’i certifikohen në Akademinë e Sigurisë, bëhen oficerë dhe mundohen t’i vjelin sa më tepër. Ka raste të tjera kur personi është aty, ka një rol kyç, bie pre. Kjo do të...