Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë hedhjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që pritet të mbahen më 28 dhjetor. Pavarësisht se Vetëvendosje arriti të fitojë në zgjedhjet 9 shkurtit të këtij viti, nuk ia doli të formojë shumicën për krijimin e qeverisë, duke bërë që prej dhjetëra seancash të dështonte edhe konstituimi i Kuvendit të Kosovës, që i hapte rrugë formimit të qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë numrin 116. Partia Demokratike e Kosovës do ta ketë 130. Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë 123. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta ketë 129. Nisma Socialdemokrate do ta ketë 122. Partitë e tjera: Za Slobodu Pravdu i Opstanak -...