Merz: Gjermania do ta mbështesë Izraelin ‘përgjithmonë’ – Netanyahu refuzon një shtet palestinez

Merz: Gjermania do ta mbështesë Izraelin ‘përgjithmonë’ – Netanyahu refuzon një shtet palestinez

Kancelari gjerman Friedrich Merz e siguroi Izraelin për solidaritetin e qëndrueshëm të Gjermanisë gjatë vizitës së tij të parë. "Kjo është pjesë e thelbit të pandryshueshëm të marrëdhënies sonë. Kjo vlen sot. Kjo vlen nesër dhe kjo vlen përgjithmonë", tha Merz të dielën në një konferencë shtypi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke iu referuar përgjegjësisë së Gjermanisë për Holokaustin. Megjithatë, dolën në pah dallime themelore midis Merz dhe Netanyahut,në lidhje me qasjen e tyre ndaj palestinezëve. Netanyahu e hodhi poshtë kategorikisht idenë e një shteti të pavarur palestinez dhe theksoi se Izraeli do të vazhdonte të pohonte kontrollin e tij politik dhe ushtarak midis lumit Jordan dhe Detit Mesdhe. Merz e filloi udhëtimin e tij të parë në Lindjen e Mesme të shtunën me...