Plagosja me armë zjarri në Berat, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje të rëndë

Plagosja me armë zjarri në Berat, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje të rëndë

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri në Berat, ku i lënduar mbeti 37-vjeçari Fabjel Toska. Sherri ka nisur për një parakalim mjetesh dhe i plagosuri ka dalë nga makina për tu sqaruar me shoferin, kur është qëlluar prej tij me plumb në bark. I plagosuri Fabjel Toska (Xhindi), 37-vjeç, është transportuar drejt Spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë. 37-vjeçari është plagosur me armë zjarri në hyrje të qytetit, në vendin e quajtur “Dogana”. Fillimisht kanë qenë të paqarta rrethanat e ngjarjes por, pasi grupi hetimor ka punuar intensivisht në këqyrjen e kamerave të sigurisë, të marra nga bizneset dhe banesat rreth zonës, është zbuluar edhe dinamika e ngjarje. Mësohet se i plagosuri, Fabjel Toska (Xhindi), ka qenë duke udhëtuar me...