Policia e Shtetit bën bilancin e muajit nëntor 2025: U finalizuan 115 operacione, vihen në pranga 602 shtetas

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit nëntor 2025: U finalizuan 115 operacione, vihen në pranga 602 shtetas

Bashkëpunim i ngushtë me qytetarët për të garantuar rendin dhe sigurinë, punë operative dhe hetimore në funksion të goditjes së veprimtarive kriminale në fusha të ndryshme, bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim, për hetime dhe operacione të përbashkëta në luftë kundër krimit të organizuar. Gjatë muajit nëntor:✅ U finalizuan 115 operacione policore, 13 prej të cilave me objektiv lokalizimin, kapjen dhe/ose ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht (kryesisht për pjesëmarrje në grupe/organizata kriminale ndërkombëtare).✅ Në total, për veprimtari të ndryshme kriminale, u vunë në pranga 602 shtetas.✅ U sekuestruan 5.6 kg lëndë shpërthyese, sasi lëndësh plasëse të gatshme për shpërthim, 29 granata, qindra kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës;— 41 armë zjarri, pjesë armësh dhe...