“Kurrë mos thuaj kurrë”/ Ish-e dashura e Klodit komenton raportin me Londrimin

“Kurrë mos thuaj kurrë”/ Ish-e dashura e Klodit komenton raportin me Londrimin

Miqësia e ngushtë mes Klodit dhe Londrimit në “Big Brother VIP Kosova” është shndërruar në një nga temat më të nxehta të javëve të fundit, duke hapur një sërë aludimesh për natyrën e raportit të tyre. Për t’i dhënë fund spekulimeve, ish-e dashura e Klodit ka dalë publikisht me një intervistë ekskluzive për “Prive by Liberta Spahiu”. Gjatë intervistës, ajo bëri një krahasim me përvojat e mëparshme të Klodit në programe të tjera televizive, duke treguar se sjellja e tij nuk është diçka e re. “Ai kishte një marrëdhënie shumë të mirë me një djalë tjetër në reality-n tonë. Rrinin shumë bashkë, ndaj unë po krahasoja dy miqësitë,” tha ajo duke nënvizuar se Klodi është natyrë tejet sociale dhe afektive. Një nga pyetjet më të...